Rrëzohet kërkesa e PD-së. Gjykata e Tiranës ka miratuar shembjen e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, bazuar te argumenti i bashkisë se ishte në rrezik shembjeje.
Instituti i Ndërtimit vlerësoi se pallati Nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, paraqet rrezik të lartë për banorët dhe duhet shembur.
Të gjitha familjet e pallatit të dëmtuar sipas premtimit të bashkisë përfitojnë shtëpi në apartamentet e reja në lagjen “5 Maji”, si dhe trajtohen prej disa muajsh me bonusin e qirasë deri në hyrjen në banesë.