Një kërkesë për ekstradimin e ruses Svetlana Timofeeva, prej dy javësh ka mbërritur në Prokurorinë e Elbasanit.
Timofeva e akuzuar për spiunazh, u kap në 20 gusht në uzinën e armëve në Gramsh, së bashku me një rus dhe një ukrainas. Kërkesa për ekstradimin e saj është plotësuar nga Rusia.
Për të tre personat gjykata vendosi burgosjen për spiunazh.
Prokuroria është duke bërë verifikimet për ta dërguar më pas kërkesën në gjykatë.
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ata po hetohen si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri janë gjetur 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat janë sekuestruar nga policia.