-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot dita e dhjetë e protestave të serbëve në Jarinjë, nxënësit e fillores i kthehen shkollës!

Kryesoret

Serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë kanë hyrë në ditën e dhjetë të protestave, për shkak të arrestimit të disa shtetasve serbë dhe pranisë së policisë së Kosovës, në veri. Ndërkohë kryeministrja serbe  Ana Brnabiç, është shprehur për mediat se serbët në Kosovë dhe Metohi janë në protesta sepse kërkojnë të drejtat elementare të njeriut dhe asgjë më shumë.

Veriu i Kosovës dhe Metohisë vijon të mbetët i bllokuar, teksa barrikadat vijojnë në ditën e 10 në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit ndërsa të mbyllura janë vendkalimet Jarinjë dhe Bërnjak. Serbët kërkojnë lirimin e bashkatdhetarëve të tyre dhe largimin e policisë së Kosovës.

VIDEO-Tensionohet situata në veri të Kosovës, serbët përplasen me policisë

Sa i përket shkollave, duket se ka nisur normaliteti pasi nxënësit e fillores janë rikthyer në mësim, ndërsa gjimnazistët po vijojnë mësimin online. Sipas mediave serbe, nata ka kaluar e qetë por serbët kërkojnë tërheqjen e forcave special të Policisë së Kosovës, nga veriu i saj.

Sa i përket kësaj të fundit, KFOR-i ka shtuar patrullimet e saj, teksa helikopterët vijojnë fluturimet mbi barrikada. Prania e policisë së Kosovës është e pranishme në vendet ku ka pasur tensione, kryesisht ndërmjet pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës.

KFOR: Pas prezencës së grupeve kriminale brenda protestuesve, kemi shtuar praninë në Jarinë

Ndërkohë pas tensioneve të ditëve të fundit, kryeministrja Ana Brnabiç për mediat serbe është shprehur se serbët kërkojnë të drejtat themelore të njeriut dhe asgjë më shumë, teksa i frikësohet përshkallëzimit të situatës, në veri të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit