5 persona kanë rënë në pranga në Tiranë. Dy prej tyre janë arrestuar pasi kishin ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Po ashtu, dy janë arrestuar sepse u kapën të dehur në timonë dhe një tjetër aksidentoi një 73 vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. Sh., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj mbesës dhe kunatës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Xh. T., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-
S. V., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
-
E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-
Sh. N., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. K., 73 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. ” ka njoftuar policia.