FIFA shpalli fitime prej 7.5 miliardë dollarësh nga Kupa e Botës në Katar.
Të ardhurat erdhën nga marrëveshjet me sponsorë dhe më shumë dhe janë rritur me 1 miliard në krahasim me Kupën e Botës të vitit 2018 që u mbajt në Rusi.
Në Botërorin e Katarit përveç Adidas dhe Coca Cola, sponsorizimet kryesore erdhën nga kompanitë shtetërore të Katarit dhe gjithashtu nga gjigantët kinezë.
Presidenti i FIFA-s, vetëm disa ditë pasi shpalli Kupën e Botës për Klube me 32 ekipe nga viti 2025 e tutje, ka në mendje që pas vitit 2030 të propozojë që Kupa e Botës të mbahet çdo tre vjet dhe jo katër.
Sigurisht pas Katarit ai dëshiron të vërë në lojë vende të tjera arabe, Australinë dhe Afrikën.
Duke folur për turneun e Katarit, ai tha se futbolli po bëhet vërtet global dhe theksoi sesi tifozët nga e gjithë bota e shijuan në paqe Kupën e Botës së bashku në Katar.
Duke e përshkruar turneun në Katar si Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë, Infantino në rishikimin e tij pas Kupës së Botës 2022 përgëzoi fituesit Argjentinën dhe rikujtoi se për herë të parë nga faza e grupeve kaluan skuadra nga pesë konfederatat kontinentale..
Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës moderne, dhe falë specifikës së organizimit për shkak të zonës së vogël të Katarit, tifozët e të gjitha skuadrave u vendosën në të njëjtin qytet.
Infantino tha se turneu tregoi se si popullariteti i futbollit mund të përdoret për të arritur ndikim pozitiv social, me një seri fushatash që arrijnë një audiencë globale prej më shumë se pesë miliardë shikuesish.