-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA kërkesë FIFA-s: Zëvendësoni Iranin me Italinë në Botëror

Kryesoret

Një i dërguar i Presidentit amerikan Donald Trump, ka kërkuar që FIFA të zëvendësojë Iranin me Italinë në Kampionatin Botëror të futbollit.

Sipas Financial Times, propozimi shihet si një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes Trump dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni, pas tensioneve të krijuara mes tyre lidhur me qëndrimet ndaj luftës në Iran dhe deklaratat e presidentit amerikan ndaj Papa Leo XIV.

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Paolo Zampolli, deklaroi për Financial Times se ai ia ka propozuar këtë ide si Trump-it ashtu edhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Sipas tij, Italia “duhet të zëvendësojë Iranin në Botëror”, duke argumentuar se është një komb me traditë të madhe futbolli.

“Jam me origjinë italiane dhe do të ishte një ëndërr të shihja ‘Azzurrët’ në një turne të organizuar në SHBA. Me katër tituj botërorë, ata e meritojnë pjesëmarrjen”, tha Zampolli.

As Shtëpia e Bardhë, as FIFA, as Federata Italiane e Futbollit dhe as Federata e Futbollit e Iranit nuk kanë dhënë ende një reagim zyrtar mbi këtë propozim.

Italia u përball me një zhgënjim të madh në mars, pasi kombëtarja nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës për të tretën herë radhazi, pas humbjes në play-off ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ndërkohë, Irani ka deklaruar se është i përgatitur për turneun dhe synon të marrë pjesë, duke theksuar se mbetet në pritje të një përgjigjeje nga FIFA lidhur me çështjen e zhvendosjes së disa ndeshjeve nga SHBA drejt Meksikës./ Klantv

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit