-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meteorologët paralajmërojnë: 2023 viti më i nxehtë në histori

Kryesoret

Meteorologët në Mbretërinë e Bashkuar kanë parashikuar se ky do të jetë viti i 10-të radhazi në të cilin temperaturat globale do të qëndrojnë të paktën 1 grade celsius mbi nivelet para-industriale të periudhës 1850-1900.

Aktualisht, rekordin e nxehtësisë e mban 2016-ta, viti kur një model klimatik  i “El Ninjos” në Paqësor, i ngriti temperaturat përtej paralajmërimeve të trendeve te ngrohjes globale.

2023-shi tani llogaritet të jetë rreth 1.2 gradë Celsius mbi atë që ishte përpara se aktiviteti njerëzor të fillonte të nxiste ndryshimet klimatike, thotë Met Office.

Kreu i parashikimeve pranë këtij institucioni, profesor Adam Scaife, shprehet se “pa një El Nino të mëparshëm për të rritur temperaturën globale, 2023-shi mund të mos e thyeje rekordin.

Por me rritjen e sfondit të emetimeve globale shkaktare të gazeve serrë që vazhdon me shpejtësi, ka të ngjarë që viti i ardhshëm të jetë një tjetër vit ‘më ndryshe në këtë seri’, thekson ai. Ekspertët pohojne me shqetësim se zona si Arktiku janë ngrohur tashmë disa gradë mbi periudhën para-industriale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit