-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Molina: Pavard krijoi atmosferë toksike te Franca

Kryesoret

Gazetari francez, Romain Molina ka akuzuar futbollistin e Bayern Munich, Benjamin Pavard se ka sabotuar skuadrën gjatë Kupës së Botës në Katar.

Sipas Molinës mbrojtësi ishte një problem serioz për Francën në Kupën e Botës.

26-vjeçari dyshohet se ka bërë komente të papërshtatshme për shokët e tij të skuadrës dhe ka krijuar një atmosferë “toksike” në dhomën e zhveshjes, duke debatuar me trajnerin Deschamps dhe stafin stërvitor.

Madje ai ka zbuluar informacione nga dhoma e zhveshjes për gazetarët me të cilët kishte marrëdhënie të mira.

Pavard humbi vendin në formacion në Kupën e Botës dhe Deschamps preferoi mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde para tij.

Pavard luajti vetëm një ndeshje në Katar në hapjen e Kupës së Botës kundër Australisë pas së cilës nuk pati asnjë minutë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit