-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhduket shqiptari në Greqi! Çfarë e lidh “Sançon” me tre vrasjet në Tiranë dhe Athinë?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja dhe lidhjet mes tre vrasjeve të regjistruara ditët e fundit, ekzekutimin e biznesmenit Edmond Papa dhe dy shqiptarëve në Greqi.

Konkretisht bëhet fjalë për atentatin e 2 ditëve më parë në Greqi ku humbën jetën 2 shqiptarë si dhe shpërthimin me tritol në Qershor të këtij viti që i mori jetën, Aleksandër Sadikajt, i njohur si “Sanço”.

Ky dyshim i ngritur vjen për shkak të backgroundit që përfaqësonin viktimat si dhe njohjes që mësohet të kenë patur.

Aleksandër Sadikaj dy ditë përpara krimit ka qenë në hotelin që kishte në pronësi biznesmenit 49-vjeçar në Sarandë.

Nisur nga këto të dhëna të administruara deri tani për atentatin ndaj Edmond Papës,  policia dhe prokuroria ka dyshime se vrasja të ketë ardhur për shkak të trafikut të narkotikëve.

Deri në këtë fazë të hetimit, hetuesit ende nuk kanë arritur të identifikojnë autorin e krimit, por provat e administruara dhe pamjet filmike kanë shtyrë ato të dalin në konkluzionin se ekzekutori ka qenë vrasës profesionist me pagesë.

Vrasja e dyfishtë në Nea Smyrni, Athinë e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj 42 vjeç dhe Armando Ogranja 44 vjeç ka vënë në lëvizje policinë greke, e cila i druhet krimeve të tjera.

Mediat greke theksojnë se pas vrasjes në Nea Smyrni është zhdukur një person me origjinë shqiptare, i quajtur Leonardo, i cili duket se ka pasur marrëdhënie të ngushta me dy viktimat.

Ekziston një shqetësim i fortë se cikli i gjakut ende nuk është mbyllur dhe ka frikë për një krim tjetër, thuhet më tej në artikull.

Trafiku i drogës Shqipëri-Greqi dhe zhdukja e 700 kilogramëve hashash, fakt të cilin e përmendin mediat greke dhe jo autoritetet shqiptare, dyshohet se fshihet pas 3 ekzekutimeve mafioze të Edmond Papës dhe Aleksandër Sadikajt në Tiranë, dhe 2 shqiptarëve të vrarë të dielën në Athinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit