-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Novak: Tavani i gazit të BE-së është një vendim politik pa kritere ekonomike

Kryesoret

Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak është shprehur se Bashkimi Evropian ka marrë një tjetër vendim politik duke rënë dakord për një tavan të çmimit të gazit.

Sipas tij ky çmim nuk është një masë ekonomike dhe paraqet rreziqe për furnizimin e tij në tregun evropian.

Reagim i cili komenton vendimin e BE-së për të futur një kufi mbi çmimet e gazit natyror në 180 euro.

“Meqë ra fjala, Presidenti Putin foli për këtë në Forumin Rus të Energjisë siç e mbani mend, duke cituar Milton Friedman, një laureat Nobel për faktin se nëse doni të krijoni një mungesë domate atëherë vendosni një tavan çmimi shtuar”, tha Novak.

Sipas tij një situatë e ngjashme po ndodh me gazin natyror në BE.

“Nëse kolegët evropianë duan që gazi në Evropë të mos transportohet në tregje të tjera, atëherë ata vendosin kufizime,” shtoi ai.

Nënkryetari i qeverisë ruse tha gjithashtu se duhet të shihet se si do të zhvillohet situata, pasi tani ka shumë paqartësi që lidhen me këtë vendim të Bashkimit Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit