Rreth 1 300 njerëz u evakuuan nga ndërtesat dhe zyrat në qendër të Londrës të martën pasdite pas një rrjedhje gazi.
Brigada e Zjarrfikësve të Londrës u ka kërkuar njerëzve që të shmangin zonën ndërsa merren me urgjencën.
Rrjedhja ndodhi pranë stacionit të Rrugës Fenchurch.
“Përafërsisht 1 300 njerëz janë zhvendosur për shkak të një rrjeti të prishur të gazit në kryqëzimin Seething Lane të Crutched Friars. Stacioni i Rrugës Fenchurch nuk është prekur. Shmangni zonën nëse është e mundur”, tha Departamenti i Zjarrfikësve në përditësimin e fundit.
Update: Around 1,300 people have been evacuated due to the 24 inch gas main that has ruptured on Seething Lane junction of Crutched Friars. Fenchurch Street station is not affected. Please avoid the area if possible. pic.twitter.com/NO1lt50Jr1
— London Fire Brigade (@LondonFire) December 20, 2022