Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e hidrokarbureve, me vendimin e ri nafta nga 202 lekë për litër që ishte shkon në 199 lekë/litri, pra 3 lekë më pak.
Benzina ulet me 1 lekë nga 178 në 177 lekë për litër. Gazi mbetet i pandryshuar, 71 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme në orën 18.00.
Njoftimi:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 20 Dhjetor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.