-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avioni i nisur për në Honolulu tundet nga turbulencat, raportohen 36 të plagosur

Kryesoret

Të paktën 36 persona në bordin e një fluturimi të “Hawai Airlines” u plagosën dhe 20 u dërguan në dhomat e urgjencës pasi avioni i tyre pati turbulenca të rënda.

Sipas autoriteteve 11 pacientë ishin në gjendje të rëndë.

Mes të dërguarve në spital ishte edhe një fëmijë 14 muajsh.

Lëndimet e pacientëve përfshinin dëmtime të rënda të trurit, çarje, mavijosje dhe humbje të vetëdijes.

Kompania e Hawaiian Airlines në një njoftim shprehu mbështetje për të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e prekur nga incidenti.

Ata gjithashtu shtuan se po monitorojnë situatën.

Sipas linjës ajrore mes të plagosurve ishin edhe 3 anëtarë të ekuipazhit.

Turbulenca ka ndodhur 15 deri në 30 minuta para se avioni, i cili mbante 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit të zbarkonte në Honolulu.

Në aeroplan ishte një studente kolegji 18-vjeçare, e cila po kthehej në shtëpi për pushimet e dimrit dhe tha se në fillim dukej si turbulenca normale.

Më pas lëkundjet u përshkallëzuan me shpejtësi.

Linja ajrore tha se po kryente një inspektim të plotë të avionit” përpara se ta kthente avionin në shërbim.

Administrata Federale e Aviacionit dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë incidentin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit