Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend akuzoi dhe një herë kryeministrin Edi Rama se është hajdut dhe se qëndron pas aferës së inceneratorëve.
Gjuhë ordineri. Argument i vetëm që nuk vjedh ka gjatësinë trupore.
Në aferën 420 mln njeriu i parë kryesor ka emrin Rama. Po jua them një ish kryeministër. Nëse do të funksionojë në interesin tuaj e ka të thjeshtë, vetëm zbaton ligjin. Rama në aferën e inceneratorëve, pasi ministri i Mjedisit i dërgoi shkresë agjencisë së prokurimeve për të diskutuar në lidhje me djegësat, Edmond Ahmeti i kthen përgjigje të prerë që kjo formë nuk ekziston në ligj. I dërgohet shkresa e dytë në nëntor Ahmeti kthen të njejtën përgjigje. negociatë e mbyllur nuk njihet në ligj, ja nis kokës dhe Agaçit, përgjegjës direkt për ligjshmërinë e akteve të qeverisë.
Por Edi Rama pavarësisht nga ky vendim i prokurimeve, firmos për kontratën me negociatë të mbyllur. një kryeministër kurrë nuk e bënte këtë nëse sdo ishte kompania e tij.
Së dyti, Rama është kryesor jo se është kundërshtari im, Koka nuk kishte një qindarkë në buxhetin e ministrisë, s’mund të merrte asnjë qindarkë, buxheti votohet këtu, në buxhet ka një fond, i emergjencës rezerve i KM. Atë fond veç kryeministrit e ministrit të Financave se prek njeri. Rama vuri në funksion të djegësit për të vjedhur fondin rezervë të Këshillit të Ministrave. Kur ndodh kjo? kur sipërmarrja është e jotja. Pronarët e sipërmarrjes janë rama i pari. Shkojmë më tutje. u morën paratë rezervë e u përdorën për tu vjedhur kë inceneratorët. kushtoi i pari 12 mln dhe u dhanë 21.