Një agjent policie i infiltruar brenda grupit ka çmontuar një bandë falsifikatorësh në Tiranë duke arrestuar tre persona që janë; Gëzim Xhafa 64 vjeç, Artur Bramo 59 vjeç dhe Shpëtim Bega 59-vjeç, banues në Tiranë. Në laborator falsifikoheshin dokumente të ndryshme, kryesisht diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie kundrejt parave, por edhe mjete identifikimi të huaja; pasaporta, karta identiteti bullgare, etj. Shpëtim Bega luante rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve për Gëzim Xhafën.
Si u zbuluan?
Ka qenë një hetim prej 2 muajve nga autoritet të cilat zbuluan se 3 personat e arrestuar bashkëpunonin me njëri-tjetrin për të falsifikuar dokumente dhe për këtë ata u merrni para personave që u ofronin shërbimin e paligjshëm.
Policia dhe prokuroria infiltruan një agjent policie. Nga përgjimet e Artur Bramos që merrej me falsifikim dokumentesh dhe agjentit të policisë rezulton se brenda një lokali kanë diskutuar rreth kartës greke false që do ta merrte për 7 mijë lekë. Bramo e porosit që kur ta telefonojë, t’i thojë që “po vij të marr domatet”.
Sa kushtonin?
Pagesat e dokumenteve të falsifikuara variojnë sipas llojit të dokumentit të kërkuar si, për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar pagesa shkon në 11.000 lekë, për falsifikimin e diplomës të shkollës së lartë pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare pagesa është 6.000 lekë.
Sekuestrimet
Në ambientet ku kryheshin falsifikimet u gjetën pajise të ndryshme të vendosura në funksion të këtij aktiviteti si: skanerë, pajisje ‘usb’, njësi kompjuterike, printerë. Kishte dhe karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të cilat ishin falsifikuar në këtë laborator.
Pjesë nga përgjimet;
- A – Bashkëpunëtori
- B – Artur Bramo
- B-Ashtu fallco greke?
- A-AA
- B-Kartë.
- A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.
- B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën
- A-Po.
- B-Ndërsa kartën e ke të sigurt
- A-Karta i bëhet domethënë
- B-Po po
- A-Do me flas me ta.
- B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.
- A-Pse?
- B-po I mori të gjitha ai.
- A-S’të dha gjë ty?
- B- Asnjë gja.
- A-Po o vëlla ti a je në pazar me ta?
- B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk i njeh mirë ti se ca jan!
- A-O bos po ti do ta punosh, do ti thush kaq.
- B-Du me nejt…..
- A-jo, mo e kam për ty ore.
- B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.
- A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.
- B-as unë se mora vesh, ça je tu bo i thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.
- A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do flas me ta në darkë ti tham ça don.
- B-Ca të doj ai
- A-Sa shkon përafësisht ajo karta.
- B-Karta!
- A-Ha
- B-Po ta thashë more!
- A-Sa?
- B-Tetëdhjetë mijë lek
- A-Tetëdhjetë mijë lek
- B-Eeee.
- A-Se se mbajta mend, atë ditë.
- B-Po ta thashë që dje a pardje.
- B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.
- A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.
- B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.
- A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.
- B-Ajo është ba mram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.
- A-Po pse se more?
- B-Po ça të merrsha, të vishe ti në dhjetë natës
- A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.
- A-Po të mar në telefon.
- B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.
- A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.