Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka reaguar pas skandalit që ndodhi në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e vdekur u fut në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook i ka reaguar ashpër qeverisë lidhur me rastin, pasi siç thotë ai, duhet të caktohet sa më shpejt një ministër i Shëndetësisë.
Tutje, Krasniqi i shokuar shtoi se krimi e ka kapluar sektorin e shëndetësisë.
“Edhe çka tjetër duhet me ndodhë në Kosovë, që kjo Qeveri me marrë seriozisht shëndetësinë? Ku është ministri? Ku është drejtori i SHSKUK-së? Pse është tentuar që të fshihet ky rast? Vetëm tri javë më parë një grua u vra në oborrin e një institucioni shëndetësor publik. A i ka mbetur fije morali ndokujt në këtë Qeveri, apo të gjithë shikojnë vetëm postet dhe privilegjet personale? Caktojeni atë ministër sa më shpejtë, Kryeministër e dilni zot pacientëve. Krimi ta ka kapluar sektorin. I shokuar!”.