Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PD, Agron Shehaj janë përplasur ditën e sotme në parlament.
Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se është ai që fshihet pas kompanisë ofshore në Holandë e cila rezulton të jetë pronarja e inceneratorit të Tiranës.
Ndërsa Rama ju përgjigj me tone të ashpra duke shtruar pyetjen ironike: Deputetët e opozitës janë apo bëjnë si idiotë!?
Debati:
Shehaj: Ajo që ndodh sot në Shqipëri është se pronari i inceneratorit të Tiranës është shpallur në kërkim nga prokuroria, por qeveria vazhdon e paguan sepse pas kompanisë ofshore në Holandë qëndron kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryeministri Rama.
Rama: Zoti Shehaj ju thatë që unë fshihem pas një kompanie ofshore në Holandë, mbi ç’bazë? Faleminderit.
Shehaj: Atëherë! Zoti kryeministër inceneratori i Tiranës, koncensioni i është dhënë Klodian Zotos pas një propozimi të tij.
Ju në fillim thatë që nuk do ishte zoto por një sipërmarrje italiane, pastaj zbuluam se ishte i njëjti njeri që kishte marrë Elbasanin dhe Fierin. Të njëjtën ditë që ju firmosët kontratën ja dhatë Zotos, të cilës ai ja transferoi një kompanie ofshore në Holandë.
Pastaj doli që Zoti ka kryer korrupsion, inceneratori i Tiranës vazhdon të jetë teorikisht nën pronësinë e një kompanie ofshore në Holandë.
Fakti që ju i jepni një njeriu që është i përfshirë në një aferë korruptive, duke mos bërë asnjë lloj gare, fakti që ky zotëria e merr dhe e çon në ofshore, fakti që ju e paguani, inceneratori i Tiranës është në pronësi të një njeriu që është në kërkim,. Paratë kalojnë nga Bashkia e Tiranës në xhepat e Chafalone.
Rama: Jam në dilemë kur iu dëgjoj, ju a jeni idiot apo bëni vetë? Thatë që unë fshihem pas një off-shore në Holandë.
Unë iu thashë a ka mundësi që të vini provën sepse kjo është shumë e rëndë që unë të fshihem pas një off-shore dhe do të thotë që ju keni provë.
Unë iu ftova që të jepni provën dhe në të gjithë atë që thatë, nxorra përsëri dilemën time: Jeni idot apo bëni vetë? T’i thuash tjetrit që është në krye të qeverisë që je hajdut, unë nuk di ç’të të them tjetër. Akuzat bëhen vetëm në bazë të provave.