-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima”/ Ministri serb reagon pas deklaratave të Kurtit!

Kryesoret

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me tensionet në Veri të Kosovës.

Kurti u shpreh se heqja e barrikadave mund të sjellë edhe viktima, ndërsa nga ana e tij Vuçeviç ka thënë se kryeministrit të Kosovës nuk i interesojnë jetët njerëzore.

“Kurtit nuk i interesojnë jetët njerëzore për heqjen e barrikadave dhe shtoi se një deklaratë e tillë është e rrezikshme sepse tregon se Kurti nuk heq dorë nga kryerja e territorit ndaj serbëve dhe dhuna”, ka thënë ai.

Tensionet në Veri, ‘The Guardian’ citon Albin Kurtin: Ja si Rusia po nxit tensione mes Kosovës e Serbisë!

Kujtojmë se Kurti ka thënë për ‘The Guardian’ se është i shqetësuar që situata e tensionuar mund të përshkallëzohet në avantazh të Vladimir Putinit, pasi forcat ruse e serbe kanë kryer 104 ushtrime të përbashkëta ushtarake më 2021.

Ai ka thënë se është pajtuar me KFOR-in, që t’i jepet kohë për t’i hequr barrikadat, por se “s’do t’i lejojnë gjatë”. I ka përshkruar barrikadat si hap drejt “copëtimit të shtetit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit