23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush janë punonjësit e pezulluara në Spitalin e Pejës lidhur me rastin e foshnjës së vdekur?

Kryesoret

Shtatë punonjës të Spitalit të Pejës janë pezulluar pas rastit të rëndë që ka ndodhur javën e kaluar, ku një foshnje që kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

Pezullimi i tyre e ka bërë të ditur vetë Spitali i Pejës përmes një njoftimi.

“Spitali të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

Në mesin e 7 personave të pezulluar janë 4 mami, pastruesja dhe 2 punonjëse që lajnë fëmijët.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka konfirmuar se Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit