-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD e ndarë edhe për Avokatin e Popullit, zbulohen dy preferencat

Kryesoret

Dy grupet e PD-së të udhëhequr nga Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë rënë dakord as për Avokatin e Popullit.

Deputetët e Sali Berishës janë në mbështetje të Ahmet Prençit. Nga ana tjetër grupi i Alkibeajt ka preferuar Ledio Brahon.

Ahmet Prençi është Komisioner i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues, pranë Avokatit të Popullit.

Ai është diplomuar për ekonomi e drejtësi, si dhe ka kryer studime të avancuara në drejtësinë penale dhe menaxhimin e lartë të Policisë. Karriera e tij është zhvilluar prej detyrave të hetimit të krimit në Prokuroritë vendore e më pas në disa nivele drejtuese në Policinë e Shtetit deri në atë të Drejtorit të Përgjithshëm.

Ledio Braho, mban aktualisht postin e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit