-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës në aksion, sekuestrohen 19 kg drogë

Kryesoret

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 19 kilogramë mariuanë në një shtëpi në Prizren, për të cilën është arrestuar dhe një person.

A.Q, 39 vjeç është dërguar në qeli për 48 orë. Ndaj tij rëndon akuza për blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë 19 kg 546 gr substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Konfiskohen mbi 19 kg marihuanë dhe arrestohet një i dyshuar

Prishtinë, më 21 dhjetor 2022

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, kanë trajtuar një informacion për posedim të lëndëve narkotike nga një i dyshuar. Kështu, pas hetimeve paraprake, kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin; A.Q., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), kanë arritur ta lokalizojnë shtëpinë e tij dhe sot, më 21.12.2022, pas plotësimit të procedurave për kontroll nga organet e drejtësisë, në ora 12:27 është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë 19 kg 546 gr substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Pas intervistimit, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit