Pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës u shfaq shumë urrejtje kundër sulmuesit francez, Kylian Mbappe nga disa banorë të Buenos Aires.
Gjest ky i cili prishi bukurinë e festimeve për fitoren e ekipit të tyre kombëtar në Kupën e Botës në Katar të dielën.
Buenos Aires është kthyer në një stadium të madh, ku qytetarët kanë festuar.
Megjithatë, disa duket se janë shqetësuar nga Mbappe i cili u bë lojtari i dytë që shënon një hat-trick në një finale të Kupës së Botës.
Ai gjithashtu fitoi Këpucën e Artë të turneut me 8 gola.
Në një video nga rrugët e kryeqytetit argjentinas disa tifozë festojnë duke djegur një figurë arkivoli me fytyrën e Mbappes mbi të.
Videoja ka ngjallur reagime në mediat sociale me shumë komente të cilat shprehin se ata po përhapin urrejtjeje.
Argentinians with a lovely 24th birthday present for Kylian Mbappé here. pic.twitter.com/4U5JNOQWHK
— Get French Football News (@GFFN) December 20, 2022