-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

20 € ryshfet për të kaluar kontrollin në Kapshticë, procedohen dy persona!

Kryesoret

Dy persona janë proceduar penalisht pasi tentuan të kalonin kufirin në mënyrë të parregullt. Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur dy raste të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt, konkretisht:

“Shtetasi I. C., 46 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, për shkak se kishte kaluar afatin e qëndrimit të ligjshëm jashtë Shqipërisë,”njoftoi policia.

“Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. C., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe për shtetasin L. F., për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.”, njofton më tej Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit