-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Açka-Ramës: Kam ruajtur karrigen ku jeni ulur në shtëpinë time, por më zhgënjyet

Kryesoret

Deputetja Flutura Açka i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të kërkoj falje pas debateve dhe akuzave të ndodhura në Kuvend ditën e sotme.

Në fjalën e saj Açka tha se në fillimet e Ramës ajo kishte besim te ai, por e zhgënjeu në 21 janar të 2011, pasi sipas saj ai dërgoi njerëz për të vrarë.

Açka: Po është e vërtetë un shkoj në Amsterdam për të mbushur shpirtin. Por unë do të kujtoj kryeministrit një rast kur ka shkuar ai. zoti kryeministër.

Në shtëpinë time është një karrige ku jeni ulur ju kur keni qenë emigrant, Nga ajo karrige jeni ngritur dhe keni shkuar në Amsterdam. Do bëni mirë zoti kryeministër ti shpjegoni djalit tuaj edhe për fjalën që thatë për opozitën sot. Bëni mirë të kërkoni falje pasi jeni ende në kohë.

Sa për liderin historik, keni të drejtë ka qenë lider historik, por mos harroni ai është bashkëpunëtori juaj. Neve si grup e kemi bërë distancim, kjo nuk ka lidhje që ju ta përdorni këtu këtë për të na fyer. Unë te unë kam shpresuar, por që kur nga 21 janari që ju cuat njerëzit për të vrarë unë jam e zhgënjyer nga ju. Do të ishte mirë të kërkoni ndjesë. 

Rama: Zonja Açka unë nuk kam asnjë pretendim për të ndryshuar. Unë ju këshilloj të mos ju shkoj mendja për keq. Për shpresat që keni pasur te unë të jeni e sigurte që nuk do tju zhgënjej. Ndërsa pyetja pse kam shkuar në Amsterdam e thjeshtë: Kisha lidhje kriminale që në atë kohë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit