Policia e Fierit ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e një shtetasi, i cili akuzohet se, pas një sherri me një tjetër person, tentoi që t’i vinte zjarrin lokalit të këtij të fundit.
Fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll, ndërsa policia, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, pas kryerjes së hetimeve, arriti ta identifikojë dhe kapë autorin, i cili u identifikua si Altjon Sulemanaj.
‘Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka hedhur pas mesnate, një sasi të vogël lënde djegëse, në lokalin e shtetasit S. M., dhe e ka ndezur atë. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e këtij lokali. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. S., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.’, njoftoi Policia.