-sidi education-spot_img
27 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E quajtën të çmendur, Luftar Reçi përballet në SPAK me bandën e Durrësit

Kryesoret

Dëshmitari kyç i drejtësisë, Luftar Reçi do të dëshmojë në 28 dhjetor para SPAK-ut për vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit.

Ai do të përballet me 6 të pandehurit Indrit Taullai, Emiljano Shullazi, Viktor Imeraj, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Rusi.

Thirrja e dëshmitarit, njëherësh dhe bashkë të pandehurit Reçi në këtë proces ka ardhur menjëherë sapo gjykata pranoi kërkesat e avokatëve mbrojtës, të cilët dorëzuan 7 procesverbale pyetjesh që Reçi ka dhënë disa kohë më parë, përballë njerëzve të Drejtësisë.

Të 7 të pandehurit, po përballen me akuzat e rënda të “Vrasjes në rrethana cilësuese”, “Vrasje me dashje”, “Vrasje me Paramendim” të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.
Avokatët e të pandehurve janë shprehur se Reçi nuk mund të merret si dëshmitar pasi ai vuan nga sëmundja e “mitomanisë”, që njihet si mashtrimi në mënyrë të vazhdueshme. Në akt-ekspertimin e parë, mjekët kanë dalë në konkluzion se Reçi ka çrregullime të ankthit, por deklarimet e dhëna prej tij, në lidhje me zbardhjen e 2 ngjarjeve kriminale mund të merren si provë nga prokuroria.

“Luftar Reçi është i çmendur”! 6 persona para gjykatës, kush e vrau Vajdin Lamen dhe Klodian Saliun?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit