Nga Dylber Balla
Risena Xhaja e komanduar prej një viti në krye të Kadastrës së Durrësit ka njoftuar sot largimin nga posti.
Në media u artikulua si shkak presioni për çështjen e tjetërsimit të pronave në disa prej zonave më të lakuara në bregdet.
Por si qëndron e vërteta?
“5pyetjet.al” e kontaktoi zonjën Xhaja për ta pyetur nëse ka pasur presione, por ajo u shpreh se “nuk mund të komentoj këtë pjesë” duke mos e mohuar faktin e presioneve.
Kjo, ndoshta edhe për faktin që vijon që të jetë numri dy i Kadastrës.
“Unë jam zv/ drejtoreshë e përgjithshme e Kadastrës. Në krye të Kadastrës së Durrësit kam qenë e komanduar prej një viti dhe tani nuk jam më, kam dhënë dorëheqjen.
Por vijoj që të jem zv/ drejtoreshë e përgjithshme” tha ajo për “5pyetjet.al”.
Në muajt e fundit në media ka pasur disa dosje që janë zbuluar me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit dhe jo vetëm duke implikuar shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë.