-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ku po shkoni?”/ Policia i ndaloi për kontroll, ‘spacciatorin’ shqiptar dhe italian i tradhton reagimi, arrestohen!

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar dy persona, rreth 40 vjeç, për drogë, njëri prej të cilëve është shqiptar. Gjatë kontrolleve, dy të arrestuarve iu gjetën dy kilogram e gjysmë hashash, ndërsa nëse do të hidhej në treg do të kishte vlerën e 65 mijë eurove.

Sipas mediave italiane, arrestimi ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, kur agjentët ndaluan për një kontroll një ‘Mercedes’ me targa italiane ku udhëtonin dy persona. Mësohet se makina ishte nisur për në Romë.

Kur u pyetën se pse ishin në autostradë dhe ku po shkonin, trafikantët nuk arritën të jepnin shpjegime bindëse. Kështu, agjentët kanë nisur një kontroll, fillimisht personal, e më pas në makinë, ku u zbulua në bagazh dhe droga.

Sipas të gjitha gjasave, hashashi ishte i destinuar për tregun romak. Gjatë kontrollit u gjetën edhe rreth 4 mijë euro cash. Ndërkohë, ata janë transferuar në burgun e Arezzo-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit