Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj hodhi akuza se qeveria po manipulon procesin e zgjedhjen së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, sipas tij ato do të zgjedhin “të preferuarin” e tyre, Ardian Dvorani.
Në orën 4 është njoftuar të mblidhet sekretariati dhe është njoftuar të përgatisë dhe fletët e votimit të votimit të fshehtë të kërkuar nga PS.
Është bërë kërkesa është depozituar dhe kërkohet të mblidhet tani, pa ardhur ende procedura e votimit, ua bëj të qartë, është me shkelje ligjore, ia kërkova zonjës kryetare të Komisionit dhe ju vazhdoni se doni të çoni Ardian Dvoranin, e vazhduat me shkelje aty dhe po e vazhdoni në Kuvend, po shkelni çdo procedurë dhe rregullore vetëm me këtë synim, gjurmët janë, provat janë, hiqni dorë, jepni sqarime siç u kërkua nga kolegu.