Deputeti i PD-së Gazmend Bardhi në seancën e sotme parlamentare ka ngritur shqetësimin e tij në lidhje me votimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese. Sipas tij votimi për këtë anëtarë do të bëhet në mënyrë të fshehtë, gjë për të cilën grupi parlamentar i PD-së nuk është njoftuar.
“Sapo jemi informuar per procesin e votimit mbi 4 pikat e rendit të ditës. Jemi njoftuar që grupi jua ka pozuar që do të bëhet një votim i fshehtë me fletë që dot të shpërndahen në mënyre të rregullt.
Zonja kryetare kërkoj që si drejtuese e kësaj seance, të na informoni nëse ky informacion që nuk na është bërë i ditur në fillim të seancën të na thoni nëse është apo jam i vërtetë.
Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJK në një proces mafioz e korruptiv, akti më i rëndë që i bëhet demokracisë.
Çdo tentativë për të imponuar në forma që keni lënë gjurmë se ç’jeni duke bërë, të jeni të sigurt që do dështojë.“