Kreu i PD-së Sali Berisha në faljen e tij në Kuvend, i bëri thirrje kryetares së kuvendit të përjashtojë kryeministrin Edi Rama nga kuvendi për fjalorin e papërshtatshëm që përdori kundrejt deputetëve të opozitës.
“Ky është jashtë çdo morali, të çdo etike, shpërthen me një fjalor të padenjë, të një ordineri, të garantoj që parlamenti do të ketë zhvillime të paparashikueshme, ju e lejoni atë të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të Opozitës.
Unë e kuptoj që ai është brutal dhe i dhunshëm në krahun e tij, në mbledhjen e qeverisë, në takimet e ngushta, por këto janë brenda familjes tuaj, kur shtrihen në Opozitë, mund të bëhen shkak të konflikte të shumta.
Ndaj, duhet t’i jepni fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor një fjalor të tille dhe shndërron këtë foltore në një tualet të gojës së tij. Kjo nuk është zgjidhja, zgjidhja është t’i mbyllësh gojën një ordineri. Zonja kryetare, po e çoni parlamentin drejt katastrofës“