-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratimi i ligjit për pagat, Kurti: Hap i madh për ndryshim

Kryesoret

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publik dhe ai për Pagat në Sektorin Publik janë një hap i madh përpara ndryshimit thelbësor që e presin të gjithë.

Kurti u shpreh se deputetët me votën e tyre çuan përpara këto dy ligje bazë për reformën në administratë publike.

Sipas tij përmes këtij ligji do të rritet profesionalizmi i administratës publike si dhe kapacitetet e saj për të dhënë shërbime të shpejta e cilësore për shtetin e qytetarët.

Po ashtu Kurti tha se Ligji i Pagave në Sektorin Publik themelon për herë të parë sistemin e unifikuar të pagave bazuar në ligjshmëri dhe transparencë, drejtësi e barazi.

Ai tha se shkallëzimi i drejtë i raportit të koeficienteve është bërë duke zbatuar parimin që paga më e lartë të jetë jo më shumë se 5 herë më e lartë sesa paga më e ultë dhe jo më shumë se tre 3 herë më e lartë sesa paga mesatare e përllogaritur sipas Ligjit të Pagave.

Ndërkohë këtë ligj e kanë kundërshtuar ashpër opozita.

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë, i cili u miratua në Kuvend këtë të enjte.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka thënë se duke u bazuar në drejtësi presin rrëzimin e padiskutueshëm të tij.

Sipas tij, përmes këtij ligji qeveria Kurti po synon largim masiv nga puna të zyrtarëve publikë, shantazhimin, politizimin dhe nënshtrimin e tyre.

Po ashtu kundër këtij ligji ka qenë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefi i GP-së të AAK-së, Besnik Tahiri këtë vendim e ka quajtur terr informativ dhe manipulim të radhës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit