13.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis rikthehet sot në Shqipëri, por jo në Tiranë/ Takime me minoritarët grekë në Himarë, Finiq dhe Dropull!

Kryesoret

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, pritet të kthehet sërish sot në Shqipëri, për t’u ndalur në jug të vendit, kryesisht Himarë, Finiq dhe Dropull. Mitsotakis mbërrin në Himarë rreth orës 09:30 të mëngjesit të së enjtes. Sipas axhendës, do të ketë takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona si dhe vizita në shkollë dhe kishën e fshatit. Në disa prej këtyre takimeve Mitsotakis pritet  të shoqërohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Mitsotakis e kishte planifikuar këtë vizitë që në datën 6 dhjetor, atëherë kur u mbajt edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor, por vizita u anulua. Ajo që u bë publike përmes një njoftimi në Tëitter të ambasadës greke bëhet me dije se vizita është shtyrë për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike.

AXHENDA

09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.

09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,

10:30 Nisja me makina drejt pedonales.

10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.

10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.

11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.

11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.

11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.

11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.

12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.

12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.

12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit

12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan

13:15 Nisja për në kishë.

13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.

14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit