-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër pistë hetimi nga ekzekutimi i shqiptarëve në Athinë: 41-vjeçari, pjesë e një rrjeti gjobëvënësish, njihej si “koleksionisti”!

Kryesoret

41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj, viktima e sulmit mafioz në një lokal në Nea Smyrni, dyshohet se ishte anëtar i një rrjeti gjobëvënësish që kanë pushtuar zonën. Zbardhja e këtij krimi është prioritet për Policinë greke pasi u rrezikuan qytetarë të pafajshëm.

Hetimet e pandërprera të Departamentit të Krimeve Kundër Jetës janë në zhvillim e sipër për zbardhjen e saktë të motiveve të ekzekutimit mafioz në lokalin e Nea Smyrni dhe për identifikimin e personave që fshihen pas.

41-vjeçari që ishte objektivi i ekzekutimit ishte i skeduar për trafik emigrantësh dhe droge dhe duket se i ishte bashkuar edhe një rrjeti gjobëvënësish që po përmbytin dyqanet e zonës me sigurimin e “mbrojtjes”, pasi Policia që po heton rastin ka dëgjuar nga një sërë profesionistësh të lagjes, se viktima frekuentonte çdo ditë pothuajse të gjitha dyqanet e zonës si “koleksionist”.

(VIDEO) Mediat greke për ekzekutimin e dy shqiptarëve në Athinë: Urdhri mund të ketë ardhur nga burgu!

Ajo që e bën këtë informacion nga një thashethem, në një element të dosjes së çështjes, është se tashmë ka njerëz që kanë dashur t’ia raportojnë këtë informacion autoriteteve dhe rrjedhimisht mundësia që të ketë qenë një ekzekutim nga një rrjet rival zhvatësit që pretendojnë zonën ose që e kanë pasur më parë, merr më shumë peshë, pa përjashtuar plotësisht mundësinë e vrasjes për drogë, edhe për shkak të së kaluarës kriminale të viktimës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit