Katër persona kanë rënë në pranga në Tiranë. Një 18-vjeçar është arrestuar pasi u kap me një shufër metalike në makinë. Në pranga ka rënë një 41-vjeçar nga Kamza, i cili ka vjedhur telefonin e një të riu. Ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar për thyerje të Kodit Rrugor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të mjetit që drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. Gj., 41 vjeç, banues në Kamzë, pasi i ka vjedhur me dhunë telefonin, shtetasit S. A., 24 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-
M. Rr., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues Gj. Ç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi Z. L., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-
E. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
“- ka njoftuar policia.