Dekoratorja amerikane, Jade Janks u shpall fajtore të mërkurën për vrasjen e ish-njerkut të saj i cili dyshohet se mbante fotot e saj nudo në kompjuterin e tij.
Prokuroria e dënoi gruan 39-vjeçare për vrasjen e ish-njerkut, Thomas Merriman pas një dite diskutimesh.
Janks mbrojti pafajësinë e saj deri në fund dhe nuk e pranoi krimin.
Ajo pohoi se vdekja e Merriman më 31 dhjetor 2020 ishte rezultat i shëndetit të tij të dobët dhe keqpërdorimit të ilaçeve e për shkak të veprimeve të saj.
Megjithatë pranoi se kishte zbuluar më shumë se 100 foto nudo të saj në kompjuterin e 64-vjeçarit, të cilat e kishin lënë të tmerruar.
Sipas prokurorit. Jorge del Portillo rasti i vdekjes së 64-vjeçarit nuk ishte një aksident por vrasje me paramendim.
Argumentet e prokurorit përfundimisht u bindën se 39-vjeçari e drogoi dhe më pas e mbyti Merriman.
Sipas raportimeve lokale, në gjyq u zbulua se 64-vjeçari kishte vendosur një nga fotot nudo të 39-vjeçares si mbrojtës ekrani në kompjuterin e tij.
Në provave të paraqitura në gjyq, Janks zbuloi sekretin e ish- njerkut të saj ndërsa pastronte shtëpinë e tij pasi ai u shtrua në spital.
Pas shpalljes së vendimit avokati i Janks, Mark Carlos përsëriti se nuk kishte “asnjë provë” që klientja e tij mbyti Merriman, trupi i të cilit u gjet nën një grumbull kuti kartoni në rrugicën përballë shtëpisë së tij më 2 janar 2021.
Gjatë gjyqit, Carlos e kishte përshkruar viktimën si një “person shqetësues” që kishte krijuar ndjenja të sëmura për 39-vjeçaren.