Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kukës. Dhunë në familje. 56-vjeçari E.P. është arrestuar pasi ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij.
Gjatë sherrit në familje, ndërhyri djali 17-vjeç që goditi të atin për të mbrojtur motrën. E ndërsa babai është arrestuar, djali është shpallur në kërkim.
Gjatë kontrollit në banesën e kësaj familjeje, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik dhe një karikator me 30 fishekë.
Vajza ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.