-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania kërkon që sa më shpejt të largohen barrikadat në veri

Kryesoret

Ministria e Jashtme gjermane në një deklaratë për gazetën austriake “Der Standard” ka kërkuar që barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të çmontohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Federale ka thënë gjithashtu se janë shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.

“Ne presim një qasje konstruktive nga Serbia. E kemi bërë të qartë në këto bisedime. Është e rëndësishme që serbët e Kosovës të kthehen sa më shpejt në institucionet e Kosovës. Kjo është në interes të njerëzve që jetojnë në veri. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të pranojë të vendosë në agjendë zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe të rënë dakord në 2013 dhe 2015. Ne mbështesim të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij për të bërë përfundimisht përparim në normalizimin gjithpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në kuadër të dialogut”.

Gazeta austriake ka shkruar se edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka sulmuar në Twitter ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.

Barrikadat e vendosura në veri të vendit që prej 14 ditësh vazhdojnë të qëndrojnë duke vështirësuar jetën e qytetarëve në atë pjesë ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjës dhe Bërnjakut janë të bllokuara.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë patrullimin e tyre nëpër zonat me popullatë të përzier në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit