-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri i trupit në Papër, policia: I veshur me xhup të zi, byzylyku në dorë me shkrimin LV

Kryesoret

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga gjatja e trupit të pajetë të një 60-vjeçari në Papër të Elbasanit, askush nuk është interesuar për të bërë verifikimin e tij. Polciia ka zbardhur disa detaje të tjera nga viktima.

Ajo ka njoftuar se personi mbante të veshur një xhupë të zi dhe në dorë kishte një byzylyk lëkure me mbishkrimin LV.

“#Policia kërkon ndihmën e qytetarëve, për identifikimin e një shtetasi që u gjet i pajetë në datën 22.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër. Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga drejtuesi i një automjeti, ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendngjarja.

Në momentin që është gjetur në rrugë, viktima e aksidentit, rreth 60 vjeç, me gjatësi 178 cm, ka patur të veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapelë të zezë. Gjithashtu, në dorë ka patur të vendosur një byzylyk me material lëkure dhe me pjesë metalike, me mbishkrimin “LV”.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin e telefonit 0694110219 ose të paraqiten në Komisariatin e Policisë Elbasan. Ndërkohë, po vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit,” ka njoftuar policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit