-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga “The Voice” në Eurovision, si i ngjiti shkallët Albina Kelmendi? 

Kryesoret

Këngëtarja  nga Kosova, Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë fituar në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, rrjedhimisht do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Duaje” .

Por Kush është Albina Kelmendi? 

Këngëtarja e lindur më 27 Janar 1998, vjen nga një familje muzikantësh ka trashëguar prej tyre jo vetëm dëshirën dhe pasionin e madh për muzikë, por edhe një talent të jashtëzakonshëm. Ajo ka ndjekur shkollën e muzikës për klarinetë në Pejë, si dhe sekondar ka instrumentin e pianos. Ajo bashkë me familjen kanë krijuar një bandë muzikore te quajtur “Family Band”.

Në vitin 2014, Albina Kelmendi ishte finaliste në The Voice Of Albania 4. Ajo mori pjesë për të eksploruar se deri ku mund të arrijnë aftësitë e saj vokale në mënyrë që, nëse ecën, të ndërtojë një të ardhme të saj, në botën e muzikës, jo vetëm si klarinetiste, por edhe si vokaliste. Albina është një nga konkurrentet më të denja të “The Voice”, talentshow ku u rendit e dyta dhe u bë e njohur për mbarë publikun shqipfolës. Ky spektakël sigurisht që ishte një trampolinë e mirë për karrierën e re të artistes.

Në Maj 2015, Albina merr pjesë në Top Fest 12 me këngën “Nuk Ka Ma Mire”. Albina ngjitet për herë të parë në skenën e Top Fest me një këngë shumë interesante, e me shumë dëshirë për të pasur sukses.

Më datë 25 Nëntor 2015, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Endrren Mos Ma Merr”.

Më datë 30 Korrik 2016, Albina Kelmendi publikon videoklipin “Hera E Pare”.

Në Tetor 2017, Albina Kelmendi merr pjesë në Kënga Magjike 2017 me këngën “Si N’fillim”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit