-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndau të dhënat e përdoruesve, Facebook paguan 725 milionë dollarë për të zgjidhur padinë

Kryesoret

Pronari i Facebook, Meta Platforms ka rënë dakord të paguajë 725 milionë dollarë për të zgjidhur një padi kolektive që akuzon gjigantin e mediave sociale për lejimin e palëve të treta, përfshirë Cambridge Analytica për të hyrë në informacionin personal të përdoruesve.

Zgjidhja e propozuar lidhet me padinë e ngritur pas zbulimeve në 2018 se Facebook lejoi firmën britanike të konsulencës politike Cambridge Analytica të aksesonte të dhënat e 87 milionë përdoruesve.

Avokatët e paditësve thanë se marrëveshja e propozuar është më e madhja e arritur ndonjëherë në një padi të grupit të të dhënave personale në SHBA dhe shuma më e madhe që Meta ka paguar ndonjëherë për të zgjidhur një padi kolektive.

Meta nuk pranoi asnjë shkelje si pjesë e marrëveshjes, e cila duhet të miratohet nga një gjykatës federal në San Francisko.

Kompania tha në një deklaratë se zgjidhja “është në interesin më të mirë të komunitetit dhe aksionarëve tanë”.

Cambridge Analytica punoi në fushatën e suksesshme presidenciale të Donald Trump në vitin 2016 dhe fitoi akses në informacionin personal të miliona llogarive në Facebook për të mbledhur të dhëna për votuesit dhe për t’i synuar ata në mënyrë efektive.

Ata morën informacione pa pëlqimin e përdoruesve nga një studiues të cilin Facebook e kishte lejuar të zhvillonte një aplikacion në rrjetin e tij që mblidhte të dhëna nga miliona përdorues të Facebook.

Hetimet nga prokurorët e shtetit janë duke vazhduar dhe kompania po lufton një padi nga prokurori i rrethit të Uashingtonit.

Marrëveshja e djeshme zgjidh akuzat e përdoruesve të Facebook se kompania ka shkelur ligje të ndryshme federale dhe shtetërore duke lejuar zhvilluesit e aplikacioneve dhe partnerët e biznesit të mbledhin të dhënat e tyre personale në një bazë të gjerë pa pëlqimin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit