-sidi education-spot_img
30.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha propozon dy emra të rinj për Këshillin Kombëtar të PD-së

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar dy emra të rinj për t’u bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së gjatë mbledhjes që po zhvillohet këtë të mërkurë.

Të propozuarat janë Julia Emiri dhe Silva Hasa, emrat e të cilave janë paraqitur për miratim para anëtarëve të forumit drejtues të partisë.

Julia Emiri, aktore me profesion, është angazhuar prej vitesh në Partinë Demokratike dhe ka qenë aktive në protestat për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa Silva Hasa ka qenë kandidate për deputete e PD-së në zgjedhjet e vitit 2025 në qarkun e Fierit dhe është pjesë e strukturave të partisë.

Propozimi i tyre vjen në kuadër të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku po diskutohen çështje që lidhen me organizimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të PD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit