-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Drogë në qelinë e mbretit të krimit shqiptar”, policia greke operacion në burgje

Kryesoret

Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia greke ka kryer një operacion sekret në burgun e Chanias në Kretë.

Sipas raportimeve bëhet me dije se operacioni është kryer nga policë dhe qen droge të cilët kanë kontrolluar qelitë ku qëndrojnë edhe shqiptarë që vuajnë dënimin e tyre.

Mediat greke raportojnë se operacioni ka qenë i fshehtë dhe nuk janë informuar paraprakisht as autoritetet e burgut. Oficerët kanë kontrolluar në 6 qeli me 13 të burgosur shqiptarë, mes tyre dhe qelia e liderit të përfolur të mafies shqiptare në Greqi, Klaudian Lekotsai.

“Gjithçka është bërë në shkallë konfidenciale”, ka deklaruar një nga oficerët e policisë.

“Policia nuk ka sindroma fobike dhe ndërhyn në kohën dhe vendin që e gjykon të dobishme dhe të nevojshme. Në Burgjet e Chanias të Kretës ka vite që nuk ka ndodhur një ndërhyrje e tillë e policisë”, shtoi ai.

Për sendet dhe lëndët narkotike të gjetura dhe të konfiskuara në qeli pritet një njoftim i dytë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit