Policia e Kavajë ka arrestuar 36-vjeçarin Agim Karaj i cili ishte shpallur në kërkim pas dënimit të tij me 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Në shtator të vitit 2020, 36-vjeçari kultivoi bimë narkotike kanabis në fshatin Stan i Ri ku u dënua më pas nga Gjykata me 4 vite burg.
Policia e arrestoi 36-vjeçarin në Qerret.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme në lidhje me rastin