Dy ushtarë dhe dy mercenarë rusë janë burgosur pasi pranuan se kishin torturuar veteranët ukrainas.
Një gjykatë në Poltava ka gjetur prova të mjaftueshme se katërshja kishin shkelur “ligjet dhe zakonet e luftës”.
Kështu informon Kyiv Independent, duke cituar zyrën e prokurorit të rajonit të Kharkiv, citon theguardian.
Ata u zbuluan se kishin torturuar brutalisht tre veteranë të luftës në fshatin Borova, në rajonin verilindor të Kharkiv.
Të katër u deklaruan fajtorë për akuzat dhe janë dënuar me 11 vite burg me të drejtë apeli.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.