Komuniteti kurd në Paris ditën e sotme është përleshur me policisë në shenjë proteste ndaj vrasjes së tre anëtarëve të komunitetit të tyre dje.
Protestuesit kurdë përmbysën makina dhe zjarre shpërthyen rreth Place de la Democracie,
Des tensions éclatent en marge du rassemblement de la communauté kurde à Paris.
Retrouvez notre journaliste @RemyBuisine en direct sur place ➡️ https://t.co/m7NNd9PHhM pic.twitter.com/pIqYLahHYp— Brut FR (@brutofficiel) December 24, 2022
Tension edhe dje në Paris pas sulmit të armatosur
Kujtohet se dje edhe në Paris shpërthyen demonstrata pas sulmit të armatosur të një 69-vjeçari me viktima tre anëtarë të komunitetit kurd. Incidentet u ndezën në kryeqytetin francez me protestuesit që u mblodhën në vendin e tragjedisë dhe u përplasën me forcat e policisë. Parisi i ngjante një fushëbeteje, ndërsa dhjetëra policë u plagosën.
Nga ana e tij, presidenti francez Emmanuel Macron denoncoi një “sulm të urryer” që “shënjestroi kurdët e Francës” dhe me kërkesën e tij, kreu i policisë së Parisit do të presë sot liderët e komunitetit kurd.