-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të dhënat e fshehta, 250 milionë kinezë me coronavirus vetëm për këtë muaj

Kryesoret

Gati 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me coronavirus në 20 ditët e para të dhjetorit, sipas një vlerësimi të brendshëm nga zyrtarët më të lartë shëndetësorë të vendit, raportuan Bloomberg News dhe Financial Times.

Nëse vlerësimi është i saktë, ai do të prekë afërsisht 18 përqind të 1.4 miliardë njerëzve në Kinë, dhe do të përfaqësojë shpërthimin më të madh global të coronavirusit deri më sot.

Shifrat u prezantuan gjatë një takimi të brendshëm të Komisionit Kombëtar të Shëndetit të Kinës (NHC) gjatë mërkurës, sipas të dy mediave – të cilat cituan burime të njohura me çështjen ose të përfshirë në diskutime.

Një përmbledhje e NHC-së gjatë takimit të së mërkurës, tha se kishte të bënte me trajtimin e pacientëve të prekur nga shpërthimi i ri i COVID-19.

Si Financial Times ashtu edhe Bloomberg kanë raportuar me shumë detaje, diskutimet e autoriteteve se si të merren me shpërthimin e valës se re të coronavirusit.

Ndër vlerësimet e renditura në të dy raportet ishte zbulimi se vetëm të martën, 37 milionë njerëz u infektuan rishtazi me coronavirus në të gjithë Kinën. Ishte një dallim dramatik me shifrën zyrtare prej 3,049 infeksionesh të reja të raportuara atë ditë.

Financial Times tha se Sun Yang, zëvendësdrejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Kinë, ua prezantoi shifrat zyrtarëve gjatë një konference të mbyllur, duke cituar dy persona të njohur me këtë çështje.

Sun shpjegoi se shkalla e përhapjes së coronavirusit në Kinë, është ende në rritje dhe vlerësoi se më shumë se gjysma e popullsisë në Pekin dhe Sichuan tashmë është infektuar, raportoi Financial Times.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit