-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”, Angjeli dhe Civici vlerësohen me çmimin “Eqrem Çabej”

Kryesoret

Anastas Angjeli dhe Adrian Civici janë shpallur fitues të çmimit “Eqrem Çabej” nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

“Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit” është vepra e shkruar nga Angjeli dhe Civici që u vlerësua nga Akademia.

Autorët kanë ndjekur ditë pas dite evoluimin e situatës, kanë analizuar dhe dokumentuar atë në formën e një “ditari shkencor” të fokusuar kryesisht në problematikën ekonomike, financiare, sociale e sanitare, më të mprehta të “kohës së koronavirusit”.

Triptik studimor që bashkon veprat “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”, “Përballë krizës – sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike” dhe “Drejt një krize të re – energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve”, me objekt zhvillimet dhe përballjet e ekonomisë shqiptare në rrethana të jashtëzakonshme, në kushtet e pandemisë dhe të krizave të ricikluara, që përmban analiza të qarta të situatave kritike që ka kaluar Bota dhe vendi, me rekomandime të vlefshme për institucionet qeverisëse dhe me vlerësime paralajmëruese për përballjen me të ardhmen, ” ka shkruar Akademia e Shkencave në Facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit