Mbrëmjen e djeshme FNSH rrethoi disa nga lagjet në Vlorë dhe ushtroi kontrolle.
Qyteti i Vlorë dyshohet se ka qenë vendi i fundit ku mund të jetë parë Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit të këtij viti, por nuk dihet nëse policia ka rënë në gjurmë të tij.
Deri në këtë momente ende nuk është bërë i ditur rezultati i operacionit, por fillimisht u tha se forcat e shumta të policisë po kërkojnë për persona me rrezikshmëri të lartë kriminale.
Zonat ku u ushtruan kontrolle janë në Babicë, “Bishti i Kalldrëmit” si dhe në brendësi të qytetit.