Në emisionin e sotëm ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo në Report Tv u diskutua në lidhje me efektet që Rithemelimi i Berishës pati brenda opozitës dhe në politikën shqiptare.
Të ftuar ishin ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi dhe ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko.
Duke folur për çështjen, ish-deputeti Murrizi u shpreh se, që të arrish qëllimin do të thotë të shkosh drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme, duke përmbysur rezultatin katastrofal të zgjedhjeve të kaluara.
‘Të arrish qëllimin do të thotë të shkosh drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme. Qëllimi i PD është që të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve të kaluara. PD sot është më keq se sa ajo e ’91-it.’, u shpreh ish-deputeti Murrizi.